Viti

Në Pozharan demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive

Mbrëmë në Pozharan në orët e vona të natës  ka ndodhur një akt vandal i  shëmtuar që ka indinjuar dhe irituar banorët e kësaj qyteze.Nga persona të panjohur është demoluar ndriçimi publik, si dhe dekorimet festive të vendosura ditë më parë në Sheshin “Mejdi Korrani” në qendren e Pozharanit.Lidhur me këtë akt të shëmtuar kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve komunale si dhe Këshilli I Pozharanit.Në një prononcim për media të  Institucioneve komunale , përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, kanë dënuar këtë akt të njerëzve të pandërgjegjshëm, të cilëve si duket iu pengon ndriçimi e po ashtu edhe dekorimet siç është bredhi, që për herë të parë, është vendosur të stoliset Pozharani institucionalisht.

 

Këto veprime, janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojn stabilitetit, sidomos në periudhën e fundvitit e në prag të festave. Për këtë veprim të njerëzve të pandërgjegjshëm, është njoftuar edhe stacioni policor në Viti, nga zyrtarët komunal të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.Duhet të theksohet se policia do të bënte mirë të shiqonte edhe materjalin nga lameraat e vndosura në objektin e Shkollës së mesme “Kongresi  i Manastirit”,në mynyrë që të identifikoj këta keqbërës dhe që organet kompetente të ndërrmarrin masat e duhura ligjore.

 

E kjo që ndodhi na bënë të shpresoj që sa më shpejt edhe në disa vende në tëtë vendbanim të vendosën kamerat vezhguese  me qëllim që ktyre keqbërësve në të ardhemn tu ndalet hovi.Aziz Zuka

 

You Might Also Like