Në Pozharan të Vitisë, konkretisht në oborrin e Shkollës së mesme mikëse “Konkresi i Manastirit” sot me nje ceremoni rasti është hapur një degë e Qendrës Rinore.Kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” me Organizatën “Helvetas Sëiss Intercooperation”.
Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, tha se në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me projektin APR është arritur të mbahen trajnime të shumta profesionale për të rinjtë vitias. Megjithatë ai tha se hapja e një dege të Qendrës Rinore në Pozheran, ka qenë e domosdoshme pasi që ky vend është lokaliteti i dytë për nga numri i banorëve në Viti.
Vjollca Behluli. përfaqësuese e projektit APR duke folur për këtë project ,veq tjerash theksoi se bashkëpunimi i këtij projekti me komunën e Vitisë, ka ndikuar në rritjen e shkathtësive të rinisë vitiase në shume lëmi dhe profesione me që rast
edhe janë krijuar ura ndërlidhëse që të rinjt vitias të r të kenë mundësi për fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. E Donjeta Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore për Viti, tha se nga ky lokalitet kanë ardhur kërkesa të shumta, kryesisht nga të rinjtë për trajnime profesionale dhe përmes hapjes së kësaj dege ata do të jenë më afër të rinjve. Sadiku po ashtu ka falënderuar Kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë të rinjve të kësaj komune. Ndryshe, Qendra Rinore në Viti është hapur vitin e shkuar e cila posedon edhe zyrën e saj me të gjithë inventarin e nevojshëm. Gjithashtu brenda shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është hapur gjatë këtij viti edhe bufeja që menaxhohet nga kjo qendër.Aziz Zuka