Në vigjilie të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë në shkollë
Dedikuar disa prindërve të nxënësve tanë!!!
Shkruan: Magbule Xhemaili
Mendoj se mendësia e ndryshimit për vlerësim të dijes me notë të femijeve tuaj vjen pikerisht nga ju.
Ne vend se te kërkoni që femijet tuaj të mësojnë per te fituar dije, e të kërkoni me shumë angazhim nga mesimdhenesit, ju bëni presion se pari te fëmijët tuaj qe ai t’i bejë te gjitha pesa, e shpeshherë bëni presion edhe në ne direkt ose idirekt.
Imagjinoni ende engziston ajo fjalia ” a ka mundësi për sukses”. ( sukses falso deshironi ju?)
Ju lutem filloni ta pranoni një vlerësim real me notë të dijes, fundja edhe nota 4 është notë, poashtu edhe 3, dhe mos kerkoni me çdo kusht në të gjitha lëndët ta ketë notën 5.
Jam e bindur që në brendinë tuaj e dini qe fëmiu juaj nuk eshte per noten 5 ne te gjitha lendet, pse atehere kerkoni nga ai ti beje te gjitha pesa?
Pastaj pushoni se kritikuari mesimdhenesit per sukseset e femijeve tuaj në testin”Pisa “,bashkëfajtore të këtij dështimi jeni edhe ju, nese vazhdoni ti edukoni femijet tuaj në këtë mënyrë, të notohen vetem “për sukses “.
Ju prindër a keni menduar për vete, sa pesa me meritë i ke pasur kur keni qenë nxënës?
Prandaj fëmijët tuaj lejoni vet të mendojnë për nota!
Ju prindër mësoni si të mësojnë më lehtë, t’i përmbahen orarit mësimor dhe të jenë të sjellshëm në shkollë.
E di se java që vjen është shumë e ngarkuar për Ju ne veçanti, femijët tuaj, dhe për ne gjithashtu.
U zgjata shumë…. por po e përfundoj me shpresën që në një të ardhme të afërt të ndikoni te fëmijet tuaj të mundohen të fitojnë shprehi pune dhe dije në shkollë e jo të bëhen “gjuetarë” të notave falso.
Kjo mendësi duhet të fillojë të ndryshojë nga ju në shtëpi, bashkë me ne në shkollë!