Sot në Viti, Sokol Haliti,kryetar i komunës së Vitisë, ka pritur në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andreë Diehl.
Sokol Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire.
Në këtë takim ai ka vënë në pah bashkëpunimin e mirë të komunës së Vitisë me ushtarët e KFOR-it, dhe ekipën ndërlidhëse.
Kryetari Haliti gjithashtu ka njoftuar zv.komandantin Eddie Simpson, rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në këtë komunë, e vecmas për të arriturat dhe projektet e shumta që parashihen të realizohen në këtë komunë nga vetë komuna por edhe në bashkëpunim me partnerët e saj.
Aziz Zuka