Në Viti para një numri të konsiderueshëm të artëdashësve tw librit janë promovuar Dy librat e autorit Sami Arifi, njëra me titull “Austro-Gjermanët për Çështjen Shqiptare (1908-1918)” si dhe ajo “Rrënjët tona”.
Promovimi I ktyre dy librave të autorit Sami Arifi, ga Sllatina e Eperme e Vitisë zgjuan interesim të madhë tek aderuesit e librit dhe të krijuesve letrar. Në tubimi promovues nga recezentet e tyre, u tha se autori pati për qëllim të tregojë fakte të gjetura për zhvillimet historike nëpër të cilat ka kaluar çështja shqiptare veçmas në rrugën drejtë autonomisë dhe pavarësisë kombëtare.
“Autori me punën e tij shkencore nëpër mjet të dhënave historiografike dhe dokumenteve të shumta arkivore, veçmas ato diplomatike të mbledhura në Berlin, ka arritur të ofrojë të dhëna të rëndësishme që ndërlidhen me zhvillimet historike, politike e diplomatike të periudhës 1908-1918, por me të drejtë mund të konstatojmë se autori në fokus ka pasu zgjidhjen politike të çështjes shqiptare në periudhën në fjalë”, tha në mes tjerash recensenti i librit, Farush Rexhepi.
Në fund, autori që ishte profesor i lëndës së fizikës e që tash po merret me histori, për kontributin e tij të çmuar në këtë fushë, mori edhe një mirënjohje nga përfaqësues të komunës, pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor./Aziz Zuka