Viti

Në Viti u shënua Dita Botërore pa Duhan me moton “Vrasësi i heshtur i të rinjve -duhani”

 

 

 

Me një sërë aktivitetesh sot në Viti, në organizim të Drejtorisë komunale të Arsimit është shënuar  Dita  Botërore pa Duhan,

Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit , konkretisht Shkollës së Mesme “Kuvendi i Lezhës” klasa X2 dhe Drejtorisë së Shëndetësisë- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është mbajtur një prezantim nga nxënësit mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të luftës kundër duhanit.

Gjatë këtij aktiviteti është bërë një eksperiment nga lënda e kimisë, pastaj aktiviteti me vrapim , ku nga punëtorët shëndetësor, është bërë matja e tensionit arterial, saturimi i oksigjenit dhe pulsi arterial te duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.

Gjithashtu, është bërë hulumtim edhe në 4 shkollat e komunës së Vitisë, ku janë paraqitur rezultatet.

 

Në fund ēshtë mbajtur edhe një ligjëratë nga dr. Aid Shefkiu “Duhani dhe pasojat e tij”. Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan drejtoresha e DKA Fatbardha Emini, Drejtori i Gjimnazit Mujë Tafa dhe drejtoresha e QKMF-së dr.Vjollca Kadolli-Halili .

 

Pas prezantimeve nën mbështetjen e policisë është realizuar marshi “Stop duhanit-Ky vrasës i heshtur i të rinjve”. Përndryshe , Dita Botërore pa duhan shënohet prej vitit 1978, me 31 maj.

                                              Aziz Zuka

 

You Might Also Like