Kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë.
Me ndërtimin e kësaj fushe përmirësohet edhe cilësia e jetës shkollore dhe krijimit të hapësirave të përshtatshme për aktivitete fizike dhe sportive.
Në nisjen e punimeve, ishin edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Arsim Shpend Nuhiu, kandidatë për deputetë, drejtorë e zyrtarë komunalë dhe banorë të fshatit.
Kjo fushë po realizohet në kuadër të projektit lër ndërtimin e terreneve sportive në fshatrat e Komunës së Gjilanit.