Gjilan

Një vit bashkëqeverisje, PDK me punë e përkushtim në udhëheqjen e sektorëve që i takojnë në institucionet e komunës së Gjilanit

Një vit bashkëqeverisje, PDK me punë e përkushtim në udhëheqjen e sektorëve që i takojnë në institucionet e komunës së Gjilanit

Në 12 muaj të bashkëqeverisjes komunale, PDK në Gjilan ishte plotësisht e përkushtuar në udhëheqjen e institucioneve që i takojnë, me punë të ndershme, profesionale dhe me shërbime efikase për qytetarët e Gjilanit. Janë të dukshme të arriturat dhe rezultatet e punës së institucioneve komunale, në sektorët të cilat i udhëheqë PDK.

Përballja me gjendjen e trashëguar buxhetore, ishte sfidë serioze gjatë vitit të kaluar për të funksionuar normalisht si institucione. Sanimi i kësaj gjendje ishte prioritet i yni në qeverisjen komunale. Pavarësisht situatës së rënduar financiare, investimet nuk munguan gjatë këtyre 12 muajve, ku u realizuan një pjesë e planifikimit të projekteve. Kthimi i ligjshmërisë në punën e institucioneve komunale, është hapi më i rëndësishëm që e kemi bërë gjatë kësaj periudhe.

Sot në Gjilan kemi buxhet të mirë menaxhuar dhe shpenzim të kontrolluar të parasë publike. E kemi stabilizuar gjendjen financiare në komunë dhe kemi vendos rend e disiplinë buxhetore, nuk ka krijim të borxheve të reja dhe nuk ka krijim të obligimeve të pakontrolluara. Ka vetëm planifikim të mirëfilltë dhe realizim të objektivave dhe prioriteteve.

Kemi 100% rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, ku për bujqit dhe fermerët janë dyfishuar subvencionet, investimet kapitale janë rritur prej 30mijë euro në 155 mijë euro, për mallra dhe shërbime prej 30mijë në 110mijë euro. Projekte të shumta do të realizohen gjatë këtij viti. Ku përveç tjerash synohet të zgjidhet problemi i qenve endacak.

Në Shëndetësi kemi krijuar kushte dhe shërbime më të mira për pacientët, janë planifikuar 100% rritje të buxhetit për më shumë investime të reja në çdo aspekt në fushën e shëndetësisë. Mbi 310 mijë euro investime kapitale nga buxheti komunal, si dhe përmes bashkëfinancimit me donatorët, do të tejkalohet shuma gjysmë milioni investime në projekte infrastrukturore. Ka rritje të subvencioneve për OJQ-të, përkrahje më e madhe për kategoritë e shoqërisë që kanë nevojë për më shumë financim nga komuna. E rëndësisë së veçantë është se janë ndalur keqpërdorimet e ndryshme në shpenzimin e buxhetit në shëndetësi, është rritur disiplina në punë, ka më shumë përkrahje për stafin shëndetësor.

Në sektorin e zhvillimit ekonomik janë planifikuar 1.7 milion euro (apo rreth gjysmë milioni më shumë buxhet) për projekte të ndryshme që janë planifikuar të investohen me bashkëfinancim, ku janë projektuar investime të shumta që i shërbejnë infrastrukturës së bizneseve, rritjes së punësimit, krijimin e lehtësirave të ndryshme për bizneset, uljen e taksave komunale dhe rritjes së mirëqenies sociale.

Në bazë të përgjegjësive, PDK do të vazhdojë me qeverisje të ndershme, transparente, profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Gjilanit. Në vitin 2023 do të kemi shumë punë e projekte që do të finalizohen, dhe të reja që do të planifikohen.

Bashkë mund të bëjmë më shumë!

You Might Also Like