Viti

NJOFTIM LIDHUR ME KONSULTIMIN PUBLIK PËR PROJEKTIN IDEOR “ RREGULLIMI I SHESHIT NË QENDËR TË VITISË”

Projekti ideor “Rregullimi i sheshit në qendër të Vitisë” ka për qëllim krijimin e sipërfaqeve për lëvizje të lirë dhe krijimin e sheshit “Nijazi Azemi” pa automjete në qendër të qytetit dhe bashkimin e tij me parkun e qytetit me të njëjtin emër. Me këtë synohet që qendra e qytetit të Vitisë, të shndërrohet në hapësirë për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe çiklistëve duke zhvendosur parkimin nga sheshi “Nijazi Azemi” dhe duke bllokuar komunikacionin për lëvizjen e mjeteve motorike për një interval të caktuar kohor.

Ky projekt ideor do të jetë në shqyrtim publik prej datës: 01.06.2020 deri 01.07.2020.

Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19, nuk do të mbahet një diskutim publik por të gjitha vërejtët, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike të: [email protected] deri me datë: 01.07.2020.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij projekti, Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net/viti në rubrikën “Dokumentet në Shqyrtim Publik”,
konkretisht ne vegzën:

https://kk.rks-gov.net/…/Projekti-i-rregullimit-t%C3%AB-she…

I mirëpresim komentet tuaj…

Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun

You Might Also Like