OPINION

RADIO GJILANI I LIRË, DËSHMIA E ZËRIT TË LIRISË NË GJILANIN E ÇLIRUAR

RADIO GJILANI I LIRË, DËSHMIA E ZËRIT TË LIRISË NË GJILANIN E ÇLIRUAR

Kronika zyrtare e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Karadakut, dëshmon se para 27 vjetësh, më 21 Qershor 1999, në Gjilanin e lirë dhe të çliruar nga Serbia pushtuese, rifilloi emetimin e valëve të Radio Gjilanit në gjuhën shqipe!

Në Informatën zyrtare të datës 21.06.1999, Komanda e Zonës Operative të Karadakut njoftonte opinionin publik se dëgjuesit për herë të parë pas çlirimit kishin mundësinë të dëgjonin zërin e Radio Gjilanit të lirë, duke përcjellë programin në frekuencën FM 96 MHz!

Ky ishte një moment me rëndësi të veçantë historike, sepse rikthimi i Radio Gjilanit nuk përfaqësonte vetëm rifillimin e punës së një mediumi lokal, por simbolizonte rikthimin e fjalës së lirë, të informimit të lirë dhe të jetës institucionale shqiptare në Gjilan!

Pas viteve të gjata të okupimit, censurës dhe dhunës së regjimit serb, zëri i Radio Gjilanit u bë zëri i lirisë të fituar me gjakun e Heronjëve, Dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Dokumenti i 21 Qershorit 1999 mbetet një dëshmi autentike historike se Gjilani po ndërtonte jetën e re në liri, ndërsa institucionet dhe mediat shqiptare po riktheheshin në shërbim të qytetarëve të Kosovës së çliruar nga administrata antishqiptare pushtuese serbe!

Ismet Sylejmani,
Gjilan 21 Qershor 2026!

You Might Also Like