Futboll

Nuhiu: Ndeshja e vështirë, fituam me meritë

“Ishte një ndeshje e vështirë pasi që përballë kishim një skuadër shumë të fortë siç është Llapi. Kemi neutralizuar pikat e forta të tyre dhe me sukses kemi arritur të shënojmë dy gola dhe në fund ta fitojmë ndeshjen me plotë meritë”, deklaroi Ardijan Nuhiu

Më pas ai foli për titullin kampion dhe afatin kalimtar të janarit:

“Nuk ka ndeshje të vështira dhe kundërshtarë të lehtë. Të gjithë skuadrat që janë në kreun e tabelës e kanë dëshmuar që janë aty me meritë dhe secila prej tyre do të synojë që të arrijë objektivat e veta, njësoj sikurse ne”.

“Do të shikojmë në afatin kalimtar të janarit të përforcohemi edhe pse nuk është një treg që ofron shumë zgjidhje. Nëse nuk do të arrijmë të marrim ndonjë futbollist, jemi mirë dhe do të vazhdojmë me këtë grup”, përfundoi Nuhiu.

You Might Also Like