Futboll

Nuhiu: Prishtinën e dominuam në çdo aspekt

Drita ka shënuar një fitore të vlefshme ndaj Prishtinës e kryetrajneri i Dritës është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“bëmë një ndeshje të madhe. Një ndeshje të dominuar në çdo aspekt, sidomos shumë raste patëm në pjesën e parë, por na mungoi finalizimi. Do të ishte mëkat po mos ta fitonim këtë ndeshje, ngase skuadra po vraponte shumë, po luante shumë disiplinuar në aspektin teknik e taktik. Ne krijuam mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri i Dritës, që tha fjalë miradije për lojtarët dhe publikun që e përkrahën gjatë tërë ndeshjes ekipin bardh e kaltër.

You Might Also Like