Sportet me dorë

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampionë komunalë në volejboll në të dy konkurrencat

Këtë të shtunë, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan janë mbajtur garat komunale në voleboll për shkollat e mesme të larta, në të cilat ndër vajza e djem kampionë janë shpallur nxënësit e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“.

Në këto gara kanë marrë pjesë dhjetë ekipe. Vajzat e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“ në finale kanë mposhtur Shkollën e Mesme të Mjekësisë „Asllan Elezi“ dhe me plotë meritë janë shpallur kampione dhe do t’a përfaqësojnë komunën tonë në garat rajonale.

Edhe te djemtë më të mirët ishin nxënësit e Gjimnazit Natyror „Xhavit Ahmeti“, të cilët në finale kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre nga Shkolla e Mesme Teknike „Mehmet Isai“ me rezultat 2:0.

Gjithsesi se meritat për këto suksese shkojnë për profesorin e kulturës fizike dhe sportit, Blerim Shala, i cili po arrijnë suksese në garat shkollore dhe vitin e kaluar ishte shpallur pedagogu më i dalluar i sportit në Komunën e Gjilani. Ai vitin e kaluar ishte shpallur kampion Kosove në pingpong dhe volejboll me djemtë dhe me të drejtë pritet që edhe sivjet të vjelë medalje të arta në nivel vendi.

Meritorë janë edhe profesorët e tjerë të kulturës fizike dhe sportit Reshat Syla dhe Selami Haziri dhe drejtoria e shkollës, me në krye drejtorin Bekim Mustafa, e cila po i ofron kushtet e duhura këtyre sportistëve të rinj.

Ndryshe, sipas Afrim Selimit, kryetar i pedagogëve sportivë, vetëm në garat e volejbollit pjesëmarrës ishin mbi 450 garues.

You Might Also Like