Në Prizren, javën e kaluar u mbajt Kampi Veror Ndërkombëtar, në të cilin morën pjesë nxënës nga Gjermania, Franca, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e në mesin e tyre edhe dhjetë nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” – Gjilan, të cilët përfaqësuan shkollën me shumë sukses.
Përmes punëtorive të ndryshme, për një javë, nxënësit patën mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e gjuhës gjermane dhe t’i shkëmbejnë përvojat e tyre me bashkëmoshatarët nga vendet e ndryshme. Në ditën e fundit nxënësit patën rastin të përjetojnë ndjesinë e Parlamentit Evropian. Në Kuvendin Komunal të Prizrenit takuan nënkryetarin e Bashkimit Evropian (BE), z. Reiner Wieland me ç’rast përmes prezantimeve të tyre, përmblodhën rezultatet e mësuara përgjatë javës dhe bënë pyetje të ndryshme në lidhje me shkëmbimin e ideve dhe kulturave evropiane. Përveç kësaj, nxënësit do kenë edhe përfitime të tjera. Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” u treguan shumë të suksesshëm dhe për rezultatet e treguara në gjuhën gjermane u përzgjodhën që vitin e ardhshëm dy nxënës nga gjimnazi ynë të marrin pjesë në një konferencë në Parlamentin Evropian. Urojmë që bashkëpunimi me shoqatën Education Unlimited e.V. të vazhdojë tutje, ku përfitues do të jenë gjithmonë shkolla dhe nxënësit!
Nxënësit tanë kanë takuar edhe boksierin e njohur Luan Krasniqi, me të cilin kanë bashkëbiseduar për të arriturat e tij.
Kimete Kamberi, mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane