ARSIMI

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” shkëlqejnë në garat komunale të fizikës

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë shkëlqyer në garat komunale të fizikës, duke arritur të zënë tri vende të para dhe tri vende të dyta.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm I këtyre nxënësve, të cilët do t’a përfaqësojnë Gjilanin në Garat Republikane të Fizikës që do të mbahen më 1 shkurt në Prishtinë.

Erdi Tahir, klasa e dhjetë, Anila Asllani, klasa e njëmbëdhjetë dhe Artin Limani, klasa e dymbëdhjetë kanë zënë vendet e para në garat komunale, kurse vendin e dytë e kanë arritur Diar Keka e Said Murati nga klasa e njëmbëdhjetë dhe Artina Limani, klasa e dymbëdhjetë.

Drejtori i Shkollës, Bekim Mustafa, I ka uruar këta nxënës për suksesin e arritur dhe ka shprehur besimin se kata nxënës do të shkëlqejnë edhe në garat republikane.

“Na keni bërë krenarë me suksesin e arritur, andaj me të drejtë presim që edhe nga garat republikane të sillni rezultate të mira”, tha Mustafa, që ka shtuar se shkolla këtyre nxënësve do t’u ofrojë të gjitha kushtet që të përgatiten sa më mirë dhe se Kabineti i Fizikës do të jetë në dispozicion për këta nxënës, të cilët do të mund të ushtrojnë detyre dhe eksperimente, të cilat do t’u shërbejnë në garat e ardhshme.

Edhe profesoresha e fizikës, Selvete Sylejmani ka uruar këta nxënës dhe ka shtuar se është kënaqësi që të shohësh talente të tillë. Sipas saj kemi të bëjmë me një gjeneratë shumë të mirë të nxënësve, të cilët janë të zellshëm, punëtorë dhe që angazhohen shumë. Sipas Sylejmanit, gjithsesi se merita të madha shkojnë edhe për të gjithë kolëgët e saj e sidomos për aktivin e fizikës dhe profesorët Hajrije Hyseni, Bukurije Sylejmani, Saud Rrahmani dhe Arben Duraku.

Nxënësit fituese janë nderuar me diploma, të cilat atyre ua shpërndanë drejtori Bekim Mustafa dhe profesoresha Selvete Sylejmani. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like