Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot seancën e VII –të të rregullt, e cila është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira. Për seancën e sotme për shqyrtim dhe miratim ishin propozuar disa pika të rendit të punës, por ajo çka ndodhi nuk e priste askush, ngase edhe pse ishin prezentë para miratimit të rendit të ditës, këshilltarët e opozitës nga PDK-ja,VV dhe AAK-ja sërish si edhe seancën e VI braktisën seancën na thotë mendja se kësaj radhe pa ndonjë arsye të fuqishme, kjo ngase fillimisht kryesuesi i Kuvendit, i njoftoi këshilltarët se të gjitha pikat që janë miratuar në seancën e kaluar nga MAPL-ja, kanë marrë vizën dhe janë vlerësuar te ligjshme, pra edhe vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore /KAB/ që në atë seancë ishte pretekst për braktisje të seancës së kaluar dhe janë ligjore dhe legale ,prndaj kësaj radhe opozita nuk pati ndonjë arsye serioze për braktisje të seancës së sotme. Ç’është e vërteta, opozitarët ishin prezentë deri sa përfunduan pyetjet dhe shqetësimet që zakonisht paraqitën që në fillim të çdo seance dhe me të ardhur momenti për miratimin e rendit të ditës opozita lëshoi seancën,qe kësaj radhe mbase pa ndonjë arsye te fortë. Por meqë kishte kuorum seanca është mbajtur edhe pa opozitën dhe këtë veprim të opozitës kryesuesi e cilësoi si veprim jot ë mirë dhe siç tha për keqardhje sepse vendimet që merren në kuvend janë në të mirë dhe interes të qytetarëve.
Kështu pa ndonjë vërejtje të theksuar me votim unanim të 14 këshilltarëve nga 27 sa ka asambleja komunale u miratuan të gjitha pikat e propozuara :
Informata për punën e kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2019,Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2019, Informata lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare te Komunës së Vitisë për vitin përfundimtar me 31.12.2018, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për inicimin e themelimit të Teatrit të Qytetit, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik projekt planin
e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020.
Pastaj Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozim rregullore për Tatimit në prone për vitin 2020, të themi se këto pika që ishin propozuar dhe miratuar u bënë pa rekomandimet e KPF-së pasi që mbledhja e KPF-së nuk është mbajtur në mungesë të kuorum ku kanë munguar përfaqësuesit e opozitës.
Vlen të theksohet se kësaj radhe seanca e KK-së është mbajtur në ambientet e sallës së leximit të Bibliotekës së qytetit pasi që salla e deritashme është duke u rinovuar dhe ambientet ishin shumë të ngushta dhe të papërshtatshme por ja që nganjëherë edhe kjo ndodhë!/ Aziz Zuka