Gjilan

Organizata gjermane Konvoi der Hoffnung dhuron pajisje ndihmëse për HandiKos-in në Gjilan

Pajisje ndihmëse ortopedike, si karroca manuale, shtretër ortopedik e të tjera, janë dhuruar donacion nga organizata gjermane Konvoi der Hoffnung për shoqatën HandiKos në Gjilan.
Sjellja e këtyre pajisjeve është bërê nga
Sabile Aliu Sahiti, anëtare e shoqatës gjermane Konvoi der Hoffnung.
Fatmir Shurdhani, menaxher HandiKos-it nê Gjilan, falënderoi organizatën Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve, përkatësisht anëtaren e kësaj shoqate gjermane, bashkatdhetaren Sabile Aliu Sahitin.
Sipas tij, ky donacion do të jetë për të gjithë regjionin e Gjilanit dhe njerëzit në nevojë.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ndihmuar qytetarët tanê.
Sipas saj këto pajisje do të jenë në shërbim të qytetarëve në nevojë.
“U jemi mirënjohës bashkatdhetarëve dhe donatores së këtyre pajisjeve”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja më tej shtoi se këto pajisje do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Luan Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës,
tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetje dhe ky donacion dhe kjo ngjarje është me rëndësi të madhe.
“Këto pajisje ndihmëse ortpoedike, janë mbështetje e madhe për shoqatën HadiKos në Gjilan”, tha Luan Aliu.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, falënderoi edhe shoqatën gjermane Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve për HandiKosin.

You Might Also Like