Gjilan

Organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor” i bashkangjiten 25 vullnetarë të rinj

Njëra ndër organizatat më aktive në Komunën e Gjilanit, është organizata “Fuqia e Bashkimit Rinor”, të cilët dita më ditë po zgjerohet me të madhe. Të rinjtë e të rejat e kesaj organizate, mund ti gjejmë në shumë aktivitete, të cilët me punën e tyre janë shembull si për punët e tyre të kryera ashtu edhe për humanizëm. Kjo organizatë vullnetare deri më tani ka numruar 50 anëtarë, ndërsa sot ju kanë bashkangjitur edhe 25 anëtarë të rinjë, duke e fuqizuar edhe më shumë këtë mjedis. Kryetari i Organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor”, Dardan Maroca, ka theksuar se kyqja e të rinjëve në këtë organizat është për të mirën e ҫdo qytetari në të gjitha lëmit jetësore. “Sot në mënyrë solemne organizatës tonë ju kanë bashkangjitur edhe 25 të rinjë. Me ardhjen e tyre ne po fuqizohemi edhe më shumë në projektet tona për të mirën e qytetarit. Unë ju bëjë apel të gjithë rinisë së Anamoravës që të kyqen në organizatën tone, ku ҫdo individ do të gjenë vetën me punën e tyre. Ne në asnjë moment nuk do të ndalemi për të mirën e ҫdo qytetari për Komunën tone e shtetin e Kosovës”.

You Might Also Like