Futboll

Orges Shehi nuk do të jetë kryetrajner i Gjilanit

Orges Shehi nuk do të vjen te Gjilani. Tekniku 44 vjeçar nga Durrësi ka pranuar ofertën e rinovimit nga presidenti Refik Halili te Tirana, mëson ekskluzivisht “Kanal 10”.

Shehi doli kampion me ekipin kryeqytetas në edicionin e fundit dhe ishte i vërshuar nga ofertat e shumta, mirëpo siç mëson “Kanal 10” me burime të sigurta, tashmë ai ka rinovuar me Tiranën edhe për një edicion të radhës.

Zyrtarizimi pritet të ndodh pas festës së titullit që pritet të organizohet në javën që vjen, teksa Tirana do ta ngris lartë edhe zyrtarisht trofeun e kampionit në Kategorinë Superiore.

You Might Also Like