Futboll

Pajaziti: Ishte njëra ndër ndeshjet që jam frikësuar më së shumti

Sadat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit i është gëzuar fitores ndaj Drenicës. Ai ka theksuar se ka drojtur shumë ngase ka patur shumë mungesa, por në fund doli që ekipi i tij shënoi fitore të vlefshme. Ja deklarata e plotë e tij:

 “Ishim të interesuar të merrnim vetëm pikët. Kjo ishte një fitore e madhe që do të na kthej sërish moralin dhe do të na bëjë edhe më të fortë pas pushimit dy javor që kemi. Ishte njëra ndër ndeshjet që jam frikësuar më së shumti, pasi që kishim mungesa të theksuara në organikën tonë”, tha Sadat  Pajaziti.

You Might Also Like