ARSIMI

Pas më shumë se tre muajve rihapët çerdhja e fëmijëve  “Gëzimi Ynë” në Viti

Pas më shume se tre muajve pauze  është rihapur sot Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Viti për nxënësit pas lehtësimit të masave nga gjendja e pandemisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori I Arsimit I Vitisë Basri Aliu, kanë vizituar këtë çerdhe, ku kanë bashkëbiseduar me stafin e saj, pas rihapjes se këtij institucioni parashkollor i që ishte mbyllur si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Gjithashtu ata kanë biseduar edhe rreth respektimit të rekomandimeve të ekspertëve për sigurinë e fëmijëve që duhet të respektojn sipas udhëzimeve të masave mbrojtëse  nga ISHPK-ja .Aziz Zuka

You Might Also Like