Gjilan

Pas reshjeve të borës të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar  me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara.

Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka dalë në terren  jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës për të pare gjendjen e rrugëve.

Ai tregoi se pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin e rrugëve në komunën tonë.

“Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalueshme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojnë për vështirësitë në rrugët ku ata hasin”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.

You Might Also Like