Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli, në takimin që pati me strukturat e degës së PDK-së në Gjilan, duke falenderuar të gjithë strukturat për angazhimin, ka theksuar se PDK ka guximin dhe vizionin për të fituar. PDK edhe në Gjilan shpejt do ta rikthej motivin dhe entuziazmin, si parti e fuqishme e që është interes i qytetarëve të Gjilanit, sepse këtij qyteti i duhet shtysë për zhillim.
PDK përherë ka sjellur frymën e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë me qytetarët, sepse PDK në Gjilan ka potenciale dhe se Gjilani në përgjitheësi ka resurse humane, natyrore por edhe diasporën e cila është potencial për zhvillim të komunës.
Duke folur për qeverisjen aktuale në Gjilan, kryetari Veseli ka potencuar se “Luta, miku im mund të hidhërohet por, LDK nuk është as partia e parë e as e dyta në Gjilan”
PDK mbetet parti e hapur për çdo qytetarë i cili ka vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për të mirën e Gjilanit dhe të vendit, sepse orientimi parësorë i PDK-së është perëndimi.
Prioritete të qeverisjes së PDK-së përherë kanë qenë proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm edhe transformimin e FSK-së në Ushtri ka theksuar Kryetari I PDK-së z.Kadri Veseli.
Në fjalën e tij në këtë takim, Kryetari I degës z.Zenun Pajaziti, ka theksuar se në degë është dëgjuar përherë zëri i
strukturës dhe që bashkë me strukturat e degës jemi të gatshëm të ballafaqohemi me kërkesat e qytetarëve që në të ardhmen e afërt të ndryshohet imazhi dhe qeverisja në Gjilan.
Dega e PDK-së në Gjilan po vazhdon intensivisht me aktivitete dhe angazhime të të gjitha strukturave të saja, ku interesimi i qytetarëve është mjaft i madh për të kontribuar në degën e PDK-së për të mirën e qytetarëve.