Ka përfunduar miqësorja ndërmjet Gjilanit dhe Vllaznisë së Pozharanit me rezultat 3:1 në të mirë të Gjilanit. Fillimisht në orët e paradites ekipi i parë ka mbajtur një stërvitje, kurse në ndeshjen miqësore janë paraqitur lojtarët që kanë pasur rastin të luajnë më pak sivjet dhe lojtarë nga ekipi i juniorëve.
Gjilani në këtë paraqitja ka provuar edhe lojtarët e sapoardhur nga Afrika, të cilët pritet që të ambientohen në ekip.
Në pjesëlojën e parë rezultati ishte 2:1 në të mirë të Gjilanit, kurse në pjesëlojën e dytë vendasit kanë shënuar edhe dy herë për rezultatin përfundimtar Gjilani – Vllaznia 3:1.