Gjilan

Pushteti lokal i BE-së të martën zbret në Gjilan

Të martën në Gjilan do të zbes në takimin e madh Komiteti i Regjioneve të Bashkimit Europian, përkatësisht grupi për ballkanin perëndimor për sesionin vjeshtor.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme këtë vit në Republikën tonë sa i përket pushtetit lokal.

“Komuna e Gjilanit është zgjedhur për pjesëmarrje nga ana e Komitetit pas prezantimit tim në mbledhjen e vitit të kaluar dhe qëllimi i takimit është që të njihen me politikat e pushtetit lokal në Kosovë, rolin e pushtit lokal, e raportet e pushtetit lokal me qeverinë. Praktikisht, pushteti lokal i BE-së nesër zbret në Gjilan dhe është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme këtë vit në Republikën tonë sa i përket pushtetit lokal. Mbi të gjitha, qëllimi kryesor është njohja edhe me bashkëpunimin ndërkufitar me Maqedoninë në veçanti, por edhe me komunat në Kosovën Lindore dhe ato në regjion që përfshinë Bullgarinë dhe Serbinë”, ka thënë Haziri.

Ai ka nënvizuar se ky takim do të shërbej për shkëmbim të përvojave dhe partneritet me grupin e ballkanit perëndimor.

“Praktikisht, nesër përveç diskutimit dhe përvojave në rikonsolidimin e trekëndëshit kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë, në të cilin marrin  pjesë 17 komuna, do të kemi mundësi që edhe me kolegët tanë nga BE, pra Komiteti Regjioneve si organizata më e madhe e pushtetetit lokal, që të bëjmë shkëmbim të përvojave në partneritet dhe mbështetje më të madhe për regjionin e Gjilanit dhe bashkëpunimin ndërkufitar”, ka vlerësuar kreu i Gjilanit.

You Might Also Like