Gjilan

Qeveria e Japonisë do të bëjë renovimin e shkollës në Llashticë të Gjilanit

Gjilan, 20 mars 2018 – Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit, Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit, përkatësisht për renovimin e tërësishëm të shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në një vlerë mbi 60 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në process arsimor.

Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se qeveria e Japonisë do të vazhdoj të jetë prezente në nivel të Republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera.

You Might Also Like