Pas barazimit 0:0 ndaj Prishtinës, Zekirja Ramadani, kryetrajner i Dritës ka deklaruar:
“Jam i bindur se në Gjilan do të jetë më ndryshe, pasi fusha ka dimensione më të mëdha dhe nuk do të na rrezikojnë nga çdo ndërprerje. Ekipi luajti mençur, pasi vlerësoi se ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Mendoj se ky barazim mund të jetë hap i madh. Jam i bindur se edhe me lëndimet që kemi, jemi skuadër favorite. Kualiteti është në anën tonë, por mendoj se duhet shfrytëzuar edhe gjysmë rastet për të fituar ndeshjen”, ka thënë Ramadani.