Libri

REZULTATET E KONKURSIT ANONIM LETRAR “FLAKA E JANARIT”, 2021 DHE ÇMIMI “PENA E FLAKËS” 2021

REZULTATET E KONKURSIT ANONIM LETRAR “FLAKA E JANARIT”, 2021 DHE ÇMIMI “PENA E FLAKËS” 2021

( krijimet e shpërblyera, të marra për botim si dhe autorët e deshifruar, shumica sish )

Juria profesionale e konkursit, në përbërje Adem Gashi, Linditë Ramushi – Dushku dhe Mehmetali Rexhepi ka bërë këtë zgjedhje:
Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Kjo e diel” shifra “Perla”, e cila doli të jetë e poetes nga Kuçova, Alma Zenellari.
Shpërblimi i dytë poezisë: “Baladë”, shifra “Vetëm 5 minuta”, doli të jetë e Rozafë Shpuzës nga Shkodra
Shpërblimi i tretë poezisë: “ Poema e mjerimit” shifra “Aguliçe”, gjithashtu doli të jetë e Manjolla Brahajt, Tropojë.
Ndërsa për botim në revistën “Agmia”, juria i ka propozuar këto poezi: “Me fillue ditën me rreze në sy”, pa shifër, ( me autore Farida Zmijani Ramadani ) “Shpirti i poetit” shifra “Frymëzimi”, “Ftohti” shifra “Rebelja”, “M’u shëndrro ne pranverë fluturash” shifra malli i Tropojës, “Portret në bronz” shifra “Ec me kohën” ( Me autor Hysen Graiçevci ) dhe “Një pikë uji rrëshqiste në krahun e saj” shifra “Fryma e Hyjit”
Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Ëndrra me peshq” shifra “Balonat” , me autor Dionis Prifti, Tiranë.
Shpërblimi i dytë: “Buka e dheut” shifra “Arusha”, me autor, Afrim Demiri, Ferizaj ).
Shpërblimi i tretë: “Pallati i sorrave” Pa shifër, me autor Bajramali Selimin nga Gostivari
Ndërsa për botim në revistën “Agmia”, juria i ka propozuar këto tregime: “Nënokja” shifra “Emigrantja 1993”, “Torzo e gjallë” shifra “Unë pa UN” ( autor Biser Mehmeti ) dhe “Dy artet e jetës” shifra Filozofia e dashurisë”
Ndërsa, nga 20 konkurentët e Orës së madhe letrare, sipas Jurisë profesionale, në përbërje, Anton Nikë Berisha, Flora Brovina dhe Sherafedin Kadriu, poezia më e mirë e Manifestimit “Flaka e Janarit” 2021, u përzgjodh ajo e Prend Buzhalës, me titull “KODI I NJË LOJE”, së cilës i takoi edhe Çmimi letrar, PENA E FLAKËS”, 2021.

Urime gjithë fituesve !

You Might Also Like