Gjilan

“2 Korriku” beson fuqishëm në fitoren e Lutfi Hazirit dhe LDK’së

Gjatë takimit mobilizues me strukturat e nëndegës së LDK të 2 Korrikut, u tha se besojnë fuqishëm në fitoren e të kryetarit Haziri dhe LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do ta determinojnë punët e mëdha që i ka realizuar në Gjilan dhe në këtë lagje gjatë mandatit qeverisës.

“Rrugullimi i shtratit të lumit “Baja”, rregullimi rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në “Avdulla Presheva”, asfaltimi i rrugës dhe ndërtimi i ujësjellësit në “Reshat Ymeri, etj., janë projekte të prekshme të kësaj qeverisje në lagjen tonë. derisa në proces janë asfaltimi in rrugëve “Agim Rashiti”. Ne besojmë fuqishëm dhe po punojmë që ta bëjmë fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe LDK’së”, tha kryetari i nëndegës së LDK’së së 2 Korrikut, Nazif Osmani.

Ndërkaq, kryetari i Degës dhe kandidati për kryetar Komune edhe për një mandat, Lutfi Haziri, informoi të pranishmit se së shpejti do të nis ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka”, projekt ky që preket kjo lagje.

“Mjetet nga qeveria e Austrisë i kemi mobilizuar dhe vetëm pritet fillimi i punimeve”, tha Haziri, përderisa ka theksuar se me realizimin e projekteve tjera kapitale është krenar që ia ka bërë qytetarëve jetën më të mirë.

 Haziri tha i sigurtë se më mbështetjen e gjilanasve do të dalim faqebardhë më 22 tetor.

“Ky Gjilan është i baballarëve tanë”, tha Haziri.

You Might Also Like