Gjilan

Rinia vlerëson se Haradinaj është garancë për të ardhmën

Të rinjët e duan ndryshimin, këmbëngulin për një Kosovë ndryshe, që krijon përspektivë për të ardhmën, dhe për një qeveri e cila ka vullnet e dije, guxim e që do të jetë e përkushtuar për ta bërë shtetin tonë të matshëm me shtetet e rajonit.

Në takimin me tre nga katër kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga koalicioni AAK-PSD nga Gjilani, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, dhe Bajram Hasani, të rinjët vlerësuan se përveç Haradinajt, nuk ka tjetër kandidat për kryeministë i cili mund ta bëjë Kosovën një vend për tu krenuar me të. Haradinaj e dëshmoi edhe në rrethana paqeje sa e do Kosovën dhe popullin e saj po aq sa në rrethana lufte.

Rinia, fuqishëm për një Kosovë 100% shtet!

You Might Also Like