Klubi i Gjilanit ka arritur marrëveshje me ish lojtarin e kuq e bardhëve, Sallah Sherifin, ku sot ai u emërua drejtor sportiv, transmeton Gazetasheshi.com.
“Theksojmë se Sherifi ka qenë pjesë e Gjilanit ku fillimisht ai ishte lojtar qysh nga themelimi i klubit dhe gjithashtu ai ishte pjesë e stafit teknik për shumë vite. Së fundëmi ai ishte dhe kryetrajner në KF Vitia”, njofton klubi.
Drejtori sportiv i deritanishëm, Naser Ajeti tani kalon si këshilltar i kryetarit të klubit, Florim Zuka.
Ndryshe, klubi ka njoftuar se në ditët në vijim do t’i zyrtarizojë edhe disa përforcime në skuadër.