SC Gjilani, njëjtë si në vitin e kaluar, fazën përgatitore për kampionatin që është në prag do t’a zhvillojë në qytetin Bansko në Bullgari, kur pritet të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese.
Me një përbërje krejt ndryshe nga stinori që e lamë pas, Gjilani përgatitjet I ka nisur me të njëjtin kryetrajner dhe me synimin që së paku sivjet të arrijë Evropën.
Shumë lojtarë u larguan e më pak erdhën, por kuq e bardhët nuk e kanë thënë fjalën e fundit, ngase priten ardhje të reja.
Kryetrajneri Debatik Curri, me stafin e tij, për udhëtimin në Bansko kanë caktuar 24 lojtarë, 3 portierë, 10 mbrojtës, 7 mesfushorë dhe 4 sulmues.
Lojtarët që do të udhëtojnë në përgatitje në Bansko janë:





