Klubi i Futbollit Gjilani ka marrë vizat për në Itali dhe nesër pritet që të niset për në Gadishullin Apenin, ku në shtetin e vogël të San Marinos do të përballet me ekipin e atjeshëm Tre Penne.
Gjilanasit që katër herë kanë kryer testime për covid19, në testimin e fundit të gjithë kanë dalë negativ, por pas asaj që i ndodhi Dritës dhe Prishtinës, gjilanasit duket se janë treguar të kujdesshëm.
Sevdail Robelli, drejtor i klubit, ka thënë se vizat janë marrë dhe se nesër pritet që të udhëtojnë për në Itali, kurse të enjten ekipi kuq e bardhë do të përballet me ekipin Tre Penne, ku gjilanasit janë favorit absolut.
Pritet që edhe Gjilani, në Itali apo në San Marino t’i nënshtrohet një testi për covid19 dhe gjilanasit besojnë se do të dalin negativ, ngase lojtarët kishin mbajtur distancën, janë izoluar në hotel jashtë publikut dhe familjeve dhe se shëndeti i tyre është shumë i mirë./kryelajmi.com/.