Futboll

SC Gjilani: Largohen Gentjan Mezani, Enver Sermaxhaj dhe Leutrim Arifi

Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24.

Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.

Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.

You Might Also Like