Futboll

SC Gjilani me shtatë përforcime që i hynë në punë

Më shumë se secilit ekip në Superligën e Kosovës në Futboll, SC Gjilanit i kanë hyrë në punë përforcimet e bëra. Kjo edhe për shkakun se shumë lojtarë të ekipit kuq e bardh nga Gjilani janë larguar këtë verë.

Besart Krivanjeva, lojtar i ardhur te Gjilani, ka zënë vend menjëherë në ekipin e parë të SC Gjilani, njëjtë sikurse edhe Baton Zabërgja, Mevlan Zeka, Përparim Islami, Arbnor Ramadani e Theophilius Solomon. Ky i fundit, që sapo erdhi në Gjilan, i ka siguruar fitoren ekipit të tij, duke shënuar dy gola me kokë ndaj Ferizajt edhe atë në fund të ndeshjes.

Lojtar shumë i mirë është edhe ish-lojtari i Drenicës, Granit Jashari, i cili shumë shpejt pritet të zë vend në ekipin e parë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like