Futboll

Arsim Thaçi flet për objektivin që e ka me Dritën

????????????????????????????????????

Prishtinë, 4 janar – Arsim Thaqi ndjehet i privilegjuar që Drita e zgjodhi për ta drejtuar skuadrën pas largimit të Ardian Nuhiut. Trajneri Thaqi thotë se do ta arsyetonte punën para drejtuesve dhe tifozëve të skuadrës vetëm nëse arrin të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

Trajneri Thaqi thotë se Drita ka lojtarë për ta fituar titullin e kampionit. Ai insiston se skuadrës nga Gjilani nuk i mungon asgjë.

“Dritën e kemi njohur të gjithë në këto vitet e fundit. Ka qenë model për të gjitha ekipet kosovare. Jam i privilegjuar që Drita më ka zgjedhur në mesin e shumë trajnerëve që kanë dashur të punojnë të Drita. Në raport me mua, Drita është klubi i parë që ka treguar profesionalizëm. Që nga momenti i parë kur jemi takuar e deri te nënshkrimi i kontratës. E vlerësoj shumë dhe unë duhet ta arsyetoj vetveten duke e dhënë maksimumin që Drita të jetë kampione e Kosovës. Me këtë organizim dhe ekip që ka Drita, nuk mund të fsheh edhe ambiciet. Gjërat duhet marrë me qetësi, por ambicia është titulli i kampionit. Çdo rezultat tjetër nuk më përmbush mua. Nuk më mungon asgjë, qoftë nga ana profesionale ashtu edhe organizative dhe niveli i lojtarëve”, ka thënë Thaqi të për KOHËN të mërkurën.

Drita stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e parë me pikë të njëjta me kampionin Ballkanin.

You Might Also Like