Futboll

SC Gjilani: Më shumë shkuan se sa që mbetën

 

Bënë shumë ndryshime në fillim të kampionatit 2018/2019 në futboll, duke mëtuar që të krijojnë një ekip të qëndrueshëm, por ia dolën të shpëtojnë vetëm pas ndeshjes së barazhit. SC Gjilani, ndërmorri operacionin fshesa, duke larguar shumicën e lojtarëve, kurse tashti nuk dihet as e ardhmja e atyre që kanë mbetur.

Dhjetë lojtarë të Gjilanit janë lënë të lirë, Fisnik Papuçi, Vilson Lila, Endrien Magani, Jefferson Lopes, Ansi Nika, Kledi Koci, Vilfor Hysa, Shpend Asani, Semir Hadzibulic dhe Wilber Perez, kurse tetë prej tyre ende janë pjesë e Gjilanit por pa kontratë si Donat Kaçi, Kenan Haxhihamza, Ylber Kastrati, Armend Halili, Salih Kosumi, Premton Isufi dhe Qëndrim Ismajli, derisa me kontratë janë futbollistët Arbër Mustafa, Edison Kqiku, Keita Aziz, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari dhe Keita Razak.

Deri më tashti, Gjilani ka bërë vetëm një angazhim të ri, atë të Erlis Frashërit e janë premtuar ardhje të reja.

You Might Also Like