Sportet luftarake

Shkëlzen Balaj: Në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Ditët e Agimit” morën pjesë 50 klube e 365 garues

Me rastin e mbajtjes së Turneut Ndërkombëtar të Karatesë “Ditët e Agimit”, ku nikoqirë të këtij turneu ishte klubi ynë i karatesë “Agim Ramadani”, morën pjesë 50 klube e 365 garues duke treguar rezultate spektakolare si në luftëra poashtu edhe në kata.
Në praninë e shumë shikuesve ishte një ditë madhështore, ku edhe ndiheshmi krenar me emrin që mbanë klubi ynë, emrin e heroit të kombit, Agim Ramadani.
Poashtu, të gjitha klubet pjesëmarrësenga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës – u ndien të privilegjuara që nëpërmjet sportit të karatesë nderuan heroin e kombit Agim Ramadani i cili për herë të parë u organizua në sistem garash
Jam i nderuar që në emrin tim personal dhe në emrin e KK “Agim Ramadani” t’ju shprehi mirënjohje të posaqme sidomos familjes Ramadani, znj.Shukrie Ramadani e gjeneral Rrustem Berisha – të cilët me prezencën e tyre na bën nderë dhe e bën edhe më madhështore këtë turne të karatesë.
Gjithashtu, një falenderim i posaqëm shkon edhe për kryetarin e Komunës, z.Alban Hyseni, i cili sëbashku me Drejtorinë për Kultur, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, na përkrahën në mënyrë impozante duke na përkrahur në cdo kërkesë tonën.
Falenderim të veqantë kanë edhe të gjitha bizneset që na ndihmuan, pasi pa ta do të ishim të mangët për ta realizuar këtë garë masovike.
Faleminderit:
A.R.KATANA
R.C.COLA
I.A.S
RADIO STAR
Hotel “ASTORIA”
GLOBI-IM
TEZITECH
SWIS GARGE
SAS-SECURITY
MOBILERIA “BLENA”
ILIRI-DYER e DRITARE
PIXOGRAF
UJI “DEA”
TARGET
KLAN KOSOVA
Të nderuar miq e biznese, mbetëshi të nderuar përgjithmonë. Faleminderit!

You Might Also Like