Gjilan

Shpërndahen edhe 15 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”

Gjilan, 20 maj 2020 – Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot 5 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave fillore, “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”, të cilët janë donacion i Lazim Destanit dhe kompanisë Ekolog.

“Pajisja me tabletë në kohë pandemie është shumë e rëndësishme për këta nxënës në mënyrë që edhe kjo kategori e nxënësve ta përcjellë mësimin online. Bashkë me kryetarin e Komunës z. Haziri jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta përfshirë edhe pjesën tjetër të nxënësve në mënyrë që të kenë mundësi për t’u përgatitur për testin e arritshmërië dhe testin e maturës”, ka thënë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Një fjalë falënderimi për mbështetjen e pati edhe drejtori i shkollës fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu.

You Might Also Like