Më 17 shkurt 2017 do të mbahet Kampionati Evropian në Karate, kurse në këtë garë do të marrin pjesë edhe karateistë nga Kosova, në mesin e tyre shtatë karateistë nga klubet gjilanase. Kështu pjesë e këtij kampionati do të jenë edhe Fortesa Orana dhe Dren Hajdari nga Klubi i Karatesë Dardania, Tahir Ajvazi e Hatixhe Zejnullahu nga Klubi i Karatesë AS, Blerim Maliqi nga Klubi i Karatesë Katana, Ariana Byqmeti nga Klubi i Karatesë Elita dhe Vesa Ibrahimi nga Klubi i Karatesë Drita.
Bashkë me garuesit gjilanas do të jetë edhe trajneri Alban Beqiri dhe me të drejtë nga kjo garë ndërkombëtare priten medalje e njëra ndër pretendentet më të mëdha për të fituar medalje pa dyshim është karateistja Fortesa Orana, por edhe garuesit tjerë janë të përgatitur mirë, andaj edhe besohet në sukses.