Sigurohet transporti për qytetarët e Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi
Të dashur bashkëqytetarë nga Lugina e Preshevës,
Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.
Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit.
Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
🗳️✅