Bashkimi i Koretinit e ka gjetur zëvendësuesin e Emin Bajramit, i cili ofroi dorëheqje ditë më parë nga pozita e kryetrajnerit te kjo skuadër.
“Portokallinjtë” kanë arritur marrëveshje me Skender Bunjakun, ish-teknikun e grupmoshave të reja të FC Dritës.
Bunjaku ka debutuar në stolin e Bashkimit këtë mesjavë, teksa e ka drejtuar ekipin në fitoren e pastër prej 2-0 ndaj Rilindjes.
Në kuadër të javës së dymbëdhjetë ekipi nga Koretini regjistroi fitore falë golave të Visar Zogianit dhe Besart Morines.