Gjilan

Sopi Haziri: Funksionalizohet E-kiosku afër çerdhes “Integj”

 

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, tashmë dokumentet e gjendjes civile mund t’i marrin edhe në E-kioskun afër çerdhes “Integj”.

Me këtë vazhdojnë të përmirësohen e modernizohen shërbimet e administratës.

Pas funksionalizimit të E-kioskut afër objektit të administratës në Gjilan, tash është në punë edhe E-kisoku afër çerdhes “Integj” në lagjen “Kamnik”.

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se është funksionalizuar E-kiosku pranë çerdhes “Integj” në Gjilan.

Ajo njofton qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t’i marrin edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion.

“Kujdesin për të avancuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre, stafi i Zyrës së IT-së në Drejtorinë e Administratës po e dëshmojnë çdo ditë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, tha Arbendita Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, falënderoi kompaninë “KosovaNet” për ndihmën që ka ofruar në instalimin e rrjetit dhe abonimin njëvjeçar pa ngarkesë financiare për institucionin.

“Bashkë, për shërbime më të mira në komunën tonë”, tha drejtoresha Sopi Haziri.

You Might Also Like