Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me një ndeshje, derisa tri të tjera u luajtën në fundjavë dhe një tjetër u shty.
Sot do të zbresin në fushë Gjilani dhe Ballkani, në një super-sfidë që na pret nga ora 17:00.
Gjilanasit e nisën sezonin e ri me barazim ndaj Llapit, ku bënë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa sot në shtëpi do ta kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, therandasit e fituan lojën e parë kundër Dukagjinit, ndërsa sot do t’i kërkojnë pikët e radhës ndaj një ekipi mjaft të fortë.
Kjo ndeshje është vendosur të luhet sot për shkak se ekipi Portokalli e pati një udhëtim të lodhshëm në Irlandën e Veriut, ku luajti në Ligën e Konferencës.
E loja tjetër derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane.
Aktualisht, tabelës i prijnë Llapi, Suhareka e Ferizaj me nga 4 pikë, ndërsa me një fitore eventuale sot Ballkani mund ta marrë primatin. /Gazeta Express/