Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga njësiti i komunitetit dhe njësite sektoriale nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi, sot me datën 10.05.2023 ka mbajtur një takim pune me drejtorinë komunale të arsimit në Gjilan dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe rreth tyre, gjendje e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e qetë dhe stabile. Në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet institucioneve, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor në ambientet shkollore.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.