KRONIKË E ZEZË

Te Penda e Livoçit u gjet një trup i pajetë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, tek penda e Livoqit në Gjilan, raporton Radio Star.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikësve.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas policisë, viktima është gjetur në atë pjesë të pendës.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./radiostar/

You Might Also Like