Futboll

Të shtunën Gjilani i shkon Ballkanit, të dielën Drita e pret Drenicën

Dy ekipet gjilanase, Gjilani dhe Drita ndeshjet e tyre kampionale do t’i zhvillojnë këtë fundjavë. Të shtunën SC Gjilani do të udhëtojë në Suharekë dhe do të përballet me Ballkanin, që po lufton për titullin e kampionit. Për momentin Gjilani është në pozitë të tretë, pozitë që siguron dalje në Evropë, derisa Ballkani është i dyti, menjëherë pas Dritës që është e para me një pikë më shumë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë me fillim në ora 15:00.

Ekipi i tjetër nga Gjilani, FC Drita në fushë të vet, në atë me bari sintetik, këtë të diele e pret Drenicën, që po lufton me mish e shpirt për ekzistencë. Drita është në pozitën e parë në tabelë, derisa Drenica është në pozitën e fundit. Edhe kjo ndeshje do të nis me fillim në ora 15:00./kryelajmi.com/.

You Might Also Like