Teatër

TEATRI I QYTETIT I PRESHEVËS ME DY SHFAQJE

TEATRI I QYTETIT I PRESHEVËS ME DY SHFAQJE…

Pas shfaqjes së suksesshme të komedisë “Vdekja dhe virgjëresha” të luajtur në Festivalin “Etno Fest” në Kukaj, në kushte jashtëzakonisht jo të favorshme, me reshje të pandërprera të shiut, Teatri i Preshevës, vazhdoi rrugëtimin e tij edhe në Festivalin e Teatrove në qytetin e Suharekës, ku aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës u paraqitën me komedinë ” Tri mendje në ankand”.
Aktorët tanë me paraqitjen e tyre, treguan seriozitet dhe shpërfaqën vlera të larta artistike.
Në këtë shfaqje luajtën këta aktorë: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi dhe Egzona Salihu, në regji të Afeida Boriçit.
Ky sukses u dëshmua nga duartrokitjet e publikut të nderuar suharekas.
Pas shfaqjes, nga organizatori, Teatri i Qytetit u nderua me Mirënjohje.

You Might Also Like