Sportet me dorë

Tirana mposhti Dritën në konkurrencën e meshkujve

Sport Klub Tirana, kampion i shumëfishtë i Shqipërisë, ka treguar forcën e vet në ballafaqim me Dritën e Gjilanit, në ndeshjen që është zhvilluar në Prishtinë.

Ekipi tiranas ia ka dalë që të mposhtë nënkampionin e Kosovës, KV Drita me rezultat të pastër 3:0 në sete.

Drita e Gjilanit dhe Partizani janë takuar në gjysmëfinalen e parë të Kupës Pavarësisë. Në setin e parë dhe të dytë, Drita bëri rezistencë duke u kufizuar në 18 pikë, derisa në setin e tretë loja e gjilanasve ra dhe seti përfundoi me rezultat 25:11.

Këtu edhe përfundon rrugëtimi i KV Drita.

Për dallim nga ekipi i djemve, vashat e Dritës janë kualifikuar në finalen e Kupës së Pavarësisë, ku do të takohen me ekipin M-Technologie nga Prishtina.

KUPA E PAVARSISË 2021

Volejboll – Meshkujt

Gjysmëfinalja e parë

TIRANA – DRITA E GJILANIT 3-0 (25-18, 25-18, 25-11)

You Might Also Like