Futboll

Trepça ’89 i do të shpërndarë Intelektualët

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në facebook, Intelektualët janë shprehur të indinjuar, që mitrovicasit u kanë pamundësuar që në mënyrë të organizuar të futen në stadium.

Grupit të tifozëve Intelektualët nuk u është lejuar që në mënyrë të organizuar të udhëtojnë në Mitrovicë, ku klubi i tyre i zemrës Drita do të ballafaqohet me Trepçën ‘89.  Ja postimi i plotë i tyre.

Ne grupi tifozëve Intelektualët, shprehim indinjatën dhe njoftojmë opinionin e gjerë publik dhe sportdashës se nesër, e diele (28.08.2016) nuk do të udhëtojmë në mënyrë te organizuar drejtë Mitrovicës.

Ditë me parë zyrtarët e klubit tonë FC DRITA, kanë njoftuar klubin “Trepça89” se të pranishëm do te jenë edhe tifozët Intelektualët, por ata janë deklaruar që në mënyrë të organizuar nuk do të lejohen të futën ne stadium, me arsyen krejt banale, se në ndeshjen e dy të  gjysmëfinalës së Digitalb kupës së Kosovës, janë pritur keq nga tifozët.

Ne i sugjerojmë këtyre zyrtarëve (Trepçës ‘89) , që mos t’i djeg ai eliminim krejt sportiv (DRITA – Trepça ’89  3-0) dhe t’i shikojë arkivat e proceseve dhe te pamjeve televizive.
Kjo është vetëm një arsye e juaja e shpikur, nga frika e humbjes, nga frika e ndikimit tonë  dhe nga Intelektual-fobia.

Me respekt Kryesia e Intelektualëve!

 

You Might Also Like